Kalo te përmbajtja
Së shpejti · Pilot falas 14 ditë për pronarët e apartamenteve në Airbnb & Booking
The Host

Politika e privatësisë

Përditësuar më 03.11.2026

DRAFT – në rishikim nga The Host dhe një jurist. Teksti mund të ndryshojë para nisjes zyrtare. Pyetje: info@thehost.al

Kush jemi

The Host ofron Dua The Host, një asistente me inteligjencë artificiale që u përgjigjet mysafirëve në emër të pronës ku qëndrojnë, për apartamente në Airbnb e Booking.

Çfarë të dhënash mbledhim

Të dhënat që na jepni në formularë (emër, email, telefon, emri i pronës) dhe mesazhet që mysafirët ndajnë me Dua The Host gjatë bisedës me pronën.

Si i përdorim

Për të ofruar shërbimin, për t'ju kontaktuar dhe për të përmirësuar produktin. Nuk i shesim të dhënat.

Sa kohë i ruajmë

Bisedat dhe mesazhet ruhen për sa kohë llogaria e pronës është aktive, që Dua të kujtojë kontekstin e mysafirëve. Fshihen kur pronari mbyll llogarinë ose me kërkesë te info@thehost.al.

Llogaria e pronës

Të dhënat e pronës dhe të llogarisë së pronarit ruhen për sa kohë llogaria është aktive. Kur pronari e mbyll llogarinë nga Cilësimet, ato fshihen, bashkë me rezervimet dhe bisedat e pronës.

Ku ruhen

Te ofruesit e infrastrukturës të listuar më poshtë.

Nënpërpunuesit

Për të ofruar shërbimin mbështetemi te këta ofrues: Google (Gemini) – përpunimi i mesazheve me inteligjencë artificiale; Upstash – ruajtja e të dhënave dhe memoria e përkohshme (cache); Neon – baza e të dhënave; Vercel – hostimi i faqes dhe i shërbimit; Meta (WhatsApp) – dërgimi dhe marrja e mesazheve.

Të drejtat tuaja

Mund të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave në çdo kohë duke na shkruar.

Roli ynë

Për të dhënat e llogarisë së pronarit, The Host është kontrollues. Për të dhënat e mysafirëve që pronari na i jep ose që mysafirët i shkruajnë Duas, pronari është kontrollues dhe The Host përpunues, sipas Marrëveshjes së përpunimit të të dhënave (DPA).

Baza ligjore

Përpunojmë të dhënat sipas Ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe, për mysafirët nga BE-ja, sipas GDPR: për zbatimin e kontratës me pronarin, me pëlqim (p.sh. lajmet me email) dhe për interes të ligjshëm (siguria e shërbimit).

Inteligjenca artificiale

Mysafirët flasin me një asistente AI, jo me një person. Mesazhet përpunohen nga ofruesi i modelit vetëm për të gjeneruar përgjigjen.

Transferimet jashtë vendit

Disa nënpërpunues ruajnë ose përpunojnë të dhëna jashtë Shqipërisë (BE dhe SHBA). Kjo bëhet me masat mbrojtëse që ofrojnë këta ofrues (p.sh. klauzolat standarde kontraktuale).

Ankesa

Nëse mendoni se të drejtat tuaja janë shkelur, mund t’i drejtoheni Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP).

Kontakti

Për çdo kërkesë për të dhënat: info@thehost.al.