Gjithçka që bën një mikpritës i shkëlqyer. Pa pushim.
Dua The Host, asistentja jonë AI, u përgjigjet mysafirëve të apartamenteve tuaja në WhatsApp dhe në faqen tuaj, në shqip dhe anglisht. Pyetjet që kërkojnë njeri ju kalojnë juve me gjithë kontekstin.
Ndërtuar për pronarët e apartamenteve në Shqipëri. Gati për mysafirë nga e gjithë bota.
Flet si njeri, në gjuhën e mysafirit
Kupton shqipen edhe pa ë e ç, dialektet dhe anglishten. Përgjigjet me tonin tuaj.
Përgjigjet vetëm nga të dhënat tuaja
Kurrë nuk shpik çmime apo rregulla. Kur s'e di, pyet menaxherin, mëson përgjigjen dhe e ripërdor.
Rezervime direkte, pa komision
Kontrollon disponueshmërinë, jep çmimin e saktë me sezonet dhe dërgon kërkesën për konfirmim.
Ju vendosni, Dua zbaton
Asnjë rezervim nuk konfirmohet pa ju. Një klik në WhatsApp dhe mysafiri njoftohet.
Upsell që shitet vetë
Transfertë nga aeroporti, late check-out, ture: ofertat dalin në momentin e duhur.
Vlerësime më të mira
Pyet privatisht për përshtypjet dhe ftesën për Google ose Booking ia dërgon vetëm mysafirëve të kënaqur.
Nga pyetja te rezervimi, pa dalë nga biseda
Kontrollon disponueshmërinë dhe jep çmimin e saktë me sezonet, pa e dërguar mysafirin te Booking. Ju merrni kërkesën në WhatsApp dhe e konfirmoni me një buton. Para konfirmimit kontrollon sërish kalendarin.
- Rezervim në chat
- Konfirmim me një klik
- Pa mbirezervime
Apartament për 2 të rritur, 10–12 korrik
Kemi të lirë:
Ta dërgoj kërkesën?
Aty ku shkruajnë mysafirët tuaj
Një kuti e vetme për të gjitha mesazhet. Dua përgjigjet njësoj mirë në WhatsApp dhe në faqen tuaj, dhe ju shihni gjithçka në një vend.
Website
Widget elegant në ngjyrat e pronës suaj
Kanali nr. 1 i mysafirëve në Ballkan
Raportimi në e-Albania më i lehtë, pa humbur kohë
Ligji kërkon që çdo mysafir i huaj të raportohet te Policia e Shtetit brenda 24 orësh. Dua përgatit listën e mysafirëve nga rezervimet (emri, kombësia, datat) gati për t'i dorëzuar në e-Albania – pa u kërkuar mysafirëve foto pasaporte në chat.
- Pa foto pasaporte në WhatsApp – mjafton numri i rezervimit
- Kodi i derës i dërgohet vetëm mysafirit të konfirmuar, në ditën e mbërritjes
- Eksport i gatshëm me emër, kombësi dhe data; dokumentet i plotësoni ju
- Bisedat ruhen në llogarinë tuaj dhe fshihen kur e mbyllni llogarinë ose kur e kërkoni
Dorëzimi përfundimtar në e-Albania mbetet përgjegjësi e pronarit; formati i eksportit po verifikohet me formatin zyrtar.
Nga nesër check-in në orën 15:00
U ruajt. Vlen nga 29.10 për të gjitha rezervimet e reja.
Kodi i ri i derës 4821
Kodi u përditësua. Mysafirët e ardhshëm do të marrin 4821.
Çfarë ndodhi sot?
2 mbërritje, 1 check-out, 1 pyetje për parkimin (u përgjigj).
Ju i jepni urdhra me një mesazh
Ndryshoni orarin, kodin e derës apo Wi-Fi-n duke i shkruar Dua The Host në WhatsApp, si një kolegeje.
- Konfirmo ose refuzo rezervimet me një buton
- Dua të pyet kur s'di dhe mëson nga përgjigja jote
- Log i çdo ndryshimi, me “zhbëj”
- Vetëm numri yt i autorizuar mund të japë urdhra
Një asistente e vetme, nga pyetja e parë deri te vlerësimi
Dua i shoqëron mysafirët në çdo hap. Ju fitoni rezervime direkte dhe kohë për mikpritjen që ka rëndësi.
Apartamenti, çmimet, plazhi, parkimi, kafshët shtëpiake: Dua përgjigjet në sekonda, ditë e natë.
Mysafiri shkruan në anglisht? Dua përgjigjet në anglisht.
Mbledh emrin dhe numrin e vizitorëve që s'rezervojnë ende, me pëlqimin e tyre.
Is the beach far from the apartment?
No, the beach is only a 3-minute walk away. ☀️
And pets?
Small dogs are welcome (€10/night).
Lidhet me sistemet që përdorni tashmë
Kalendarët iCal të Airbnb dhe Booking. Dua sheh disponueshmërinë reale para se të premtojë një apartament.
Disa integrime janë në zhvillim; listën e plotë e konfirmojmë në demo.
Gati që apartamentet tuaja të përgjigjen gjithmonë?
Rezervoni një demo 20-minutëshe. Ju tregojmë si punon Dua The Host me të dhënat e apartamenteve tuaja.