Kalo te përmbajtja
Së shpejti · Pilot falas 14 ditë për pronarët e apartamenteve në Airbnb & Booking
The Host
Për pronarët e apartamenteve në Airbnb e Booking

Asistentja juaj 24/7 që s'fle kurrë.

  • Përgjigje në sekonda
  • Më shumë rezervime direkte
  • Më shumë kohë për ju

Dua The Host, asistentja jonë AI, u përgjigjet mysafirëve të apartamenteve tuaja në WhatsApp dhe në faqen tuaj, në shqip dhe anglisht. Pyetjet që kërkojnë njeri ju kalojnë juve me gjithë kontekstin.

Dua
Dua The Host
Online · përgjigjet menjëherë
Demo

Përshëndetje! Keni apartamentin të lirë për 14–17 gusht, 2 persona?

Mirëdita! Po, për 3 net apartamenti është i lirë:

Apartament 1+1 me pamje nga deti
€285 · 3 net
Anulim falas deri më 7 gusht

Kjo është demo e skriptuar që punon në shfletuesin tuaj.

  • Ndërtuar në Shqipëri
  • Shqip + anglisht
  • Pilot falas 14 ditë, pa detyrim
Udhëtimi i mysafirit

Një asistente e vetme, nga pyetja e parë deri te vlerësimi

Dua i shoqëron mysafirët në çdo hap. Ju fitoni rezervime direkte dhe kohë për mikpritjen që ka rëndësi.

Apartamenti, çmimet, plazhi, parkimi, kafshët shtëpiake: Dua përgjigjet në sekonda, ditë e natë.

Mysafiri shkruan në anglisht? Dua përgjigjet në anglisht.

Mbledh emrin dhe numrin e vizitorëve që s'rezervojnë ende, me pëlqimin e tyre.

Të gjitha veçoritë
Dua The Host
online
Demo

Is the beach far from the apartment?

No, the beach is only a 3-minute walk away. ☀️

And pets?

Small dogs are welcome (€10/night).

Pse The Host

Ndërtuar për pronarët e apartamenteve në Shqipëri. Gati për mysafirë nga e gjithë bota.

Flet si njeri, në gjuhën e mysafirit

Kupton shqipen edhe pa ë e ç, dialektet dhe anglishten. Përgjigjet me tonin tuaj.

Përgjigjet vetëm nga të dhënat tuaja

Kurrë nuk shpik çmime apo rregulla. Kur s'e di, pyet menaxherin, mëson përgjigjen dhe e ripërdor.

Rezervime direkte, pa komision

Kontrollon disponueshmërinë, jep çmimin e saktë me sezonet dhe dërgon kërkesën për konfirmim.

Ju vendosni, Dua zbaton

Asnjë rezervim nuk konfirmohet pa ju. Një klik në WhatsApp dhe mysafiri njoftohet.

Upsell që shitet vetë

Transfertë nga aeroporti, late check-out, ture: ofertat dalin në momentin e duhur.

Vlerësime më të mira

Pyet privatisht për përshtypjet dhe ftesën për Google ose Booking ia dërgon vetëm mysafirëve të kënaqur.

Kanalet

Aty ku shkruajnë mysafirët tuaj

Një kuti e vetme për të gjitha mesazhet. Dua përgjigjet njësoj mirë në WhatsApp dhe në faqen tuaj, dhe ju shihni gjithçka në një vend.

Website

Widget elegant në ngjyrat e pronës suaj

WhatsApp

Kanali nr. 1 i mysafirëve në Ballkan

Vetëm te The Host

Raportimi në e-Albania më i lehtë, pa humbur kohë

Ligji kërkon që çdo mysafir i huaj të raportohet te Policia e Shtetit brenda 24 orësh. Dua përgatit listën e mysafirëve nga rezervimet (emri, kombësia, datat) gati për t'i dorëzuar në e-Albania – pa u kërkuar mysafirëve foto pasaporte në chat.

  • Pa foto pasaporte në WhatsApp – mjafton numri i rezervimit
  • Kodi i derës i dërgohet vetëm mysafirit të konfirmuar, në ditën e mbërritjes
  • Eksport i gatshëm me emër, kombësi dhe data; dokumentet i plotësoni ju
  • Bisedat ruhen në llogarinë tuaj dhe fshihen kur e mbyllni llogarinë ose kur e kërkoni

Dorëzimi përfundimtar në e-Albania mbetet përgjegjësi e pronarit; formati i eksportit po verifikohet me formatin zyrtar.

Raport ditor
3 mysafirë · gati për dorëzim
Marco RossiITAYA48•••21
Giulia BianchiITAYB10•••77
Lena FischerDEUC4F•••9K2
Eksporto për e-Albania
Integrimet

Lidhet me sistemet që përdorni tashmë

Kalendarët iCal të Airbnb dhe Booking. Dua sheh disponueshmërinë reale para se të premtojë një apartament.

Airbnb (iCal)Booking.com (iCal)Google CalendarWhatsApp Businesse-Albania (eksport)Mewssë shpejtiCloudbedssë shpejtiHostawaysë shpejtiSmoobusë shpejtiStripesë shpejti

Disa integrime janë në zhvillim; listën e plotë e konfirmojmë në demo.

Së shpejti

Pilot falas 14 ditë për pronarët e parë

Çmimet do t'i publikojmë së shpejti. Ndërkohë, provojeni Duan falas në apartamentin tuaj, pa detyrim.

Konfigurimin e bëjmë ne

Na dërgoni informacionin e apartamentit. Ne e përgatisim Duan dhe e testoni bashkë me ne para se ta shohin mysafirët.

Vendimet mbeten tuajat

Asnjë rezervim nuk konfirmohet pa miratimin tuaj. Kodi i derës shkon vetëm te mysafiri i konfirmuar.

Pa asnjë detyrim

Pilotin e ndërprisni kur të doni. Mendimi juaj na ndihmon ta bëjmë Duan edhe më të mirë.

Fillo provën falas 14 ditë

Pa kartë në regjistrim. 14 ditë falas; karta lidhet vetëm nëse vendosni të vazhdoni. Pagesat online vijnë së shpejti.

Pyetje të shpeshta

Gjithçka që duhet të dini

Çfarë është The Host?

The Host është një asistente me inteligjencë artificiale për pronarët e apartamenteve në Airbnb e Booking. Dua The Host, asistentja jonë, u përgjigjet mysafirëve 24/7 në kanalet që ata përdorin, merr kërkesa rezervimi dhe ju njofton kur duhet një njeri.

A mund të japë informacion të gabuar?

Dua përgjigjet vetëm nga informacioni që keni verifikuar ju: apartamentet, çmimet, rregullat dhe shërbimet. Nëse diçka mungon, nuk hamendëson. Ju pyet në WhatsApp, mëson përgjigjen tuaj dhe e përdor herën tjetër.

A konfirmon rezervime vetë?

Jo. Dua përgatit kërkesën me datat, çmimin dhe të dhënat e mysafirit, dhe ju e konfirmoni ose refuzoni me një klik. Para konfirmimit kontrollon sërish kalendarin që të mos ketë mbirezervim.

Si funksionon raportimi për e-Albania?

Dua organizon të dhënat e mysafirëve nga rezervimet në një eksport të gatshëm për raportimin në e-Albania. Dorëzimin përfundimtar e bën pronari.

Sa kohë duhet për ta nisur?

Regjistroheni vetë në thehost.al dhe plotësoni pyetësorin e pronës (rreth 10 minuta). Llogaria aktivizohet menjëherë dhe Dua është gati ditën tjetër, pasi përgatitet me të dhënat tuaja.

Në cilat gjuhë flet?

Shqip dhe anglisht. Përgjigjet në gjuhën që shkruan mysafiri.

Po të dhënat e mysafirëve?

Të dhënat janë tuajat. I përdorim vetëm për t’ju shërbyer juve dhe mysafirëve tuaj, bisedat ruhen që Dua të kujtojë mysafirët e kthyer dhe fshihen kur mbyllni llogarinë ose kur e kërkoni.

Sa kushton?

Çmimet do t'i publikojmë së shpejti. Tani po zgjedhim pronarët e parë për një Pilot falas 14 ditë, pa detyrim.

Gati që apartamentet tuaja të përgjigjen gjithmonë?

Rezervoni një demo 20-minutëshe. Ju tregojmë si punon Dua The Host me të dhënat e apartamenteve tuaja.